Basha: Shqipëria lëngon, paratë në xhepat e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-03

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/

Nga Delvina kryetari i PD Lulzim Basha, ka sulmuar qeverinë Rama per klientelizem e korrupsion. Gjate takimit me strukturat e PD ne Delvine, lideri i opozitës Basha ka deklaruar se shqiptarët tashme janë braktisur nga qeveria, e cila mendon vetëm per luksin e saj.

?Në këto 3 vite janë dhënë 1 miliardë dollarë për shëndetësinë, por jo vetëm që nuk është shpenzuar asnjë lek për përmirësimin e shërbimit i cili është përkeqësuar, por paratë kanë shkuar në 2-3 klientë të Edi Ramës. Ndërkohë që Shqipëria po lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësia dhe po zbrazet nga rinia, nga qytetarët, nga të papunët por edhe nga profesionistët, kur populli është i përmbytur, Edi Rama merr avionin për ekspozitë në Nju Jork?.

Basha ka çuar edhe ne Delvine mesazhin e hapjes se partisë, ne mënyre qe t?i paraprije ndryshimit qe është i domosdoshëm per Shqipërinë.

?Bashkimi dhe hapja janë në funksion të njohjes së realitetit, të vërtetave të qytetarëve. Atë që nuk e bën Edi Rama, atë që nuk e bën dot ai, ne duhet ta bëjmë me çdo kusht. Ne duhet të njohim realitetin ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.?

Sipas Bashes, gjithnjë PD i ka paraprirë ndryshimit dhe ne kete beteje zgjedhore platforma e opozitës është kthimi i pushtetit tek qytetaret.

Share This Video


Download

  
Report form