Miku i Cukalit që i shëtoi policisë, emër i njohur për uniformat blu - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/

Policia është vënë në ndjekje të Kataldo Lezhjas personi, i cili dyshohet se lëvizte i armatosur një ditë më parë në rrugën ?Siri Kodra? e që i shpëtoi uniformave blu. 25-vjeçari i shpallur në kërkim është një emër i njohur për policinë. Lezhja i dënuar disa herë për plagosje e vjedhje, njihet dhe për miqësinë e tij me Gjergj Cukalin, i arrestuar për trafik narkotikësh në korrik të këtij viti, gjatë operacionit të koduar ?Tangent?.

Një vit më parë, Lezhja u arrestua, pasi plagosi dy të rinj në rrugën ?Mujo Ulqinaku?, pikërisht në vendin ku u mor njoftimi se 25-vjeçari lëvizte i armatosur dhe kërcënonte qytetarët. Sëbashku me një person tjetër, Lezhja goditi e kërcënoi me jetë dy të rinjtë, vetëm se i kishin zënë parkingun. Për të njëjtën arsye, atë të vendit te parkimit, Lezhja ishte akuzuar edhe më parë. Në dhjetor të vitit 2013, ai u shpall në kërkim për t?u arrestuar pak javë më vonë, pasi kishte goditur me thikë një 25- vjeçar, pas një debati që kishte pasur me të për parkimin e makinës. Me të plagosurin ai njihej prej kohësh pasi jetonin në të njëjtën lagje. Nga ana tjetër,

Lezhja njihet edhe për miqësinë e tij me Gjergj Cukalin, i njohur si i forti i rrugës së ?Myslym Shyrit?. Cukali dhe Lezhja u arrestuan për një ngjarje të kryer në bashkëpunim në maj të vitit 2012, pranë Shkollës së Baletit. Sërish për një vend parkimi, ata kërcënuan me armë dhe goditën një punonjës të një firme private. I riu i shpëtoi policisë, pasi braktisi mjetin në rrugën ?Siri Kodra? një ditë më parë, ndërsa në kroskotin e makinës u gjetën doza kanabisi.

Share This Video


Download

  
Report form