SHBA-BE mbështesin uniformat blu në Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së oficerit të policisë Ibrahim Basha. Në një deklaratë të posaçme, Ambasada Amerikane ngushëllon familjen e oficerit, pjesëtar i forcave speciale, dy herë pjesëmarrës në misione në Afganistan. Ne deklarate, theksohet se SHBA-te mbështesin plotësisht përpjekjet e agjencive ligjzbatuese shqiptare, për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Ambasada bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Mbështetje policisë se shtetit ne këtë dite te vështire i ka dhënë edhe Bashkimi Europian. Delegacioni i BE ne Tirane, ndërsa shpreh ngushëllime per humbjen e jetës se policit dhe uron shërim te shpjete te te plagosurve, thekson se është na krah te Policisë se Shtetit ne luftën kundër trafikanteve te drogës dhe elementeve te tjerë te inkriminuar.

Share This Video


Download

  
Report form