Mediat greke, sërish me thirrje ekstremiste - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-04

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ndalet tensionet mes Tiranës dhe Athinës. Pas deklaratave te forta te ministrit grek te mbrojtjes Panos Kammenos, kete here është nje gazete greke, ?Stohos?, e njohur per qëndrime ekstremiste, e cila nëpërmjet kryeartikullit te saj i bën thirrje autoriteteve greke te dëbojnë shqiptaret. Madje e përditshmja pretendon se emigrantet shqiptare janë kolona e peste e Turqisë ne Greqi. Gazeta ka realizuar edhe nje fotomontazh, ku flamuri turk dhe ai shqiptar shkrihen ne nje, ndërsa përballë tyre qëndron një ushtar grek që i qëllon me plumba. Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë kohët e fundit janë prekur nga retorika deri diku të ashpra, që nisën nga pretendimet e Athinës per cenimin e pronave te qytetareve ne Himare dhe vijuan me reagimet e politikaneve dhe ministrave grek, mes tyre edhe kryediplomati Kocias. Edhe intervista e kryeministrit Rama dhëne televizionit ?Skai? shkaktoi reagime te shumta ne Greqi, deri tek thirrjet per nje politike me te ashpër te Athinës ndaj Tiranës dhe përdorimin e vetos ne procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form