Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor te 'Ura e Fajancës' në qytetin e Korçës.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës gjithashtu as shkaqet e aksidentit po dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.