Report TV - Aksident në Durrës, humb jetën një person

Report TV 2018-05-12

Views 0

Burime nga policia e Durrësit, bëjnë me dije se pasditen e sotme, në lagjen 17, një drejtues automjeti D.K, ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit. Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet dhe zbardhjen e plotë të aksidentit me pasojë vdekjen. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Share This Video


Download

  
Report form