Zaev: Ndarja dhe izolimi morën fund - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i opozitës maqedonasve Zoran Zaev insiston se ai do te ketë edhe votën e shqiptareve ne zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ne nje tubim te mbajtur ne Dibër, kryetari i LSDM-se theksoi se si maqedonasit, ashtu edhe shqiptaret e kane kuptuar se ne 10-vjecarin e fundit, nen drejtim VMRO-BDI vendi eshte izoluar me tej dhe nuk ka lëvizur fare ne proceset integruese. Sipas tij, me ardhjen e LSDM-se ne pushtet merr fund koha e ndarjes mbi baza etnike ne Maqedoni.?Dibra, me praninë e madhe ne kete tubim, përkundrejt presioneve te Gruevskit, e shpërndau mesazhin per gjithë Maqedoninë. Mori fund koha e ndarjes, mori fund koha e izolimit, mori fund koha e frikës. Dua t?ju them te gjithëve se une jam vëllai juaj. Këto nuk janë zgjedhje per LSDM-ne, as per VMRO-ne apo BDI. Këto jane zgjedhje per bashkimin kombëtar, per te ardhmen e Maqedonisë.?Ndërkohe ne Strumice është regjistruar nje incident me arme pranë shtabit zgjedhor te LSDM-se. Dy agjente policie kane mbetur te plagosur, ndërsa eshte arrestuar nje aktivist i LSDM-se. Autoritet po hetojnë per te zbardhur ngjarjen. Kur mbeten edhe kater dite nga mbyllja e fushatës ne Maqedoni, liderët kane shtuar retoriken e tyre ne përpjekje per te fituar sa me shume vota.

Share This Video


Download

  
Report form