Lu: Palët të pranojnë “Venecian” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opinioni i Komisionit të Venecias mbi ligjin për vettingun duhet të pranohet pa hezitim nga të gjitha palët politike në Shqipëri. Në ditën e tretë të simpoziumin antikorrupsion organizuar nga Misioni OPDAT në Ambasadën Amerikane, ambasadori Donald Lu forcoi këtë qëndrim, duke risjellë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Fjalë të cilat duket se më së shumti kishin si objektiv qëndrimet e PD-së.?I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e urta. Jam dakord me Sali Berishën i cili deklaroi para disa kohësh se Komisioni i Venecias ofron një bazë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të Komisionit të Venecias.?Për diplomatin amerikan, i takon popullit shqiptar të monitorojë në detaje zbatimin e ligjit të Vettingun në mënyrë që asnjë prokuror gjyqtar apo politikan të mos e anashkalojë atë.?Gjatë tre ditëve të konferencës keni dëgjuar si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe në SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve nuk u luftua nga të huajt por nga prokurorë, policë dhe gazetarë e gjyqtarë me kurajo të tre vendeve kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht nuk u arrit nga politikanët. Prandaj pyetja është si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të jenë rivlerësuar mjaftueshëm prokurorë, prokurorët vetë të pastës do të përzgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Më pas ky do të përzgjedhë kryeprokurorin e strukturës së posaçme antikorrupsion SPAK dhe prokurorët e lartë të SPAK do të përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.?Nga ana e tij, presidenti i Republikës Bujar Nishani ritheksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Një ditë më parë PD ka këmbëngulur në qëndrimin e saj, duke thënë se ligji i Vettingut që i është dërguar Komisionit të Venecias ka pasur gabime në përkthim, të cilat janë thelbësore. Për opozitën, vendimi final për kushtetutshmërinë e ligjit të Vettingut, i takon Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form