Report TV - Durrës,kapet sasi rekord heroine në port, do trafikohej drejt Italisë

Report TV 2016-12-10

Views 4

Një sasi rekord heroine prej 30 kg është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte në portin e Durrësit. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e llojit heroinë e kapur në Durrës.

Lënda narkotike është gjetur e ngarkuar në një kamion tip "Skania" me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, të ngarkuar me lëndë drusore, i cili kishte për destinacion Italinë. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Aurel Kryemadhi, 45 vjeç, banues në Elbasan.

Droga është zbuluar gjatë kontrollit të mjetit me skaner, ndërsa ishte e fshehur në tavanin e karrocerisë.

Lënda narkotike është gjetur e paketuar në 52 pako me peshë rreth 30 kg e llojit heroinë.

Sipas policisë, tregtimi i druve drejt shtetit fqinj ishte si kamuflim për të fshehur sasinë e konsiderueshme të heroinës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS