TIRANE-"Duhet të indinjohemi nga lirimi i Lul Berishës". Kështu u shpreh sot ambasadori amerikan Donald Lu lidhur me lirimin nga burgu të ish-kreut të "Bandës së Durrësit". Menjëherë vemendja shkon tek trupi gjykues që i dha lirine Lul Berishës, ndërkohë që kishte dhe 5 vite burg të mbetura për të vuajtur në qeli.
Ka qenë Gjykata e Apelit në Durrës institucioni që dha vendimin për lirimin e ish-kreut të "Bandës së Durrësit", Lulzim Berisha, të martën e 6 dhjetorit, duke i falur atij 5 vite nga dënimi.