Meta: Reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar

RTV KLAN 2016-12-10

Views 3

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka cilësuar të vonuar Reformën Zgjedhore, në një kohë kur të shtunën përfundon edhe afati i punës së Komisionit të Posaçëm që duhet të kishte implementuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Por në zyrën e punës së këtij Komisioni tashmë ndodhen edhe propozime që i tejkalojnë këto rekomandime të bëra nga Partia Demokratike, LSI dhe Dhoma Zgjedhore. Ajo që ka rëndësi për kreun e Kuvendit, përtej kohës është një reformë që garanton standarde.

Meta iu përgjigj edhe interesit të medias lidhur me letrën që demokrati Arben Ristani i ka dërguar, ku e sqaron lidhur me konfliktin e interesit, që sipas demokratëve, kryetari i Komisionit Hetimor për OSSH-në, Taulant Balla ka gjatë thirrjes si dëshmitar të ish ? Kryeministirt Berisha, për shkak të një vendimi të dhënë nga gjykata që e ka dënuae në vlerën e 1 milionë lekëve të reja.

Meta foli edhe për rëndësinë e zbatimit pa humbur kohë të Reformës në Drejtësi, që siç tha ai, kishte qenë edhe në qendër të takimit që kishte zhvilluar me dy ambasadorët Lu e Vlahutin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form