Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 11 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar ?Chaos Party ?, pas kontrolleve të ushtruara në lokale të ndryshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Gjatë aksionit, një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 29 persona janë shoqëruar për verifikim.
?Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve?, sqaron policia.
Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, ?Klient?, Shpërndarës i lëndëve narkotike.
Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Klient? ? Shpërndarës i lëndëve narkotike.
Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, ?Klient? ? Shpërndarës i lëndëve narkotike.
Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lokalit, shpërndarës i lëndëve narkotike.
Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksion-blic-ne-lokalet-e-bllokut-11-ne-pranga-per-kokaine/