Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona të cilët shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut u arrestuan, duke i sekuestruar edhe 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë"
Në kuadër të operacionit të koduar "High Class" u arrestuan Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj 47 vjeç të dy banues në Durrës.
"Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip "Nissan micra" me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar ?Kokainë? e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr", sqaron policia.
Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperndanin-kokaine-ne-zonen-e-ish-bllokut-dy-te-arrestuar