Mustafa e Markoviç takohen për demarkacionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv

Ndërsa ratifikimi i marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi nga parlamenti i Kosovës po mban peng heqjen e vizave per qytetaret kosovare, kryeministri i Kosovës dhe homologu i tij malazez Dushko Markovic zhvilluan nje takim te paralajmëruar me pare. Por ai nuk është mbajtur as ne Prishtine dhe as ne Podgorice, por ne qytetin e Shkodrës. Dy kryeministrat u takuan ne nje nga hotelet e qytetit dhe ndonëse ne fokus te tij ishte çështja e kufirit, pas takimit asnjeri prej tyre nuk beri komente. Bashkëbisedimi mes tyre u mësua vetëm nga prania e automjeteve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi në parkimin para hotelit. Nga qeveria e Kosovës nuk jepen detaje per takimin, ndërsa mediat malazeze qe u referohen informacioneve qeveritare, shkruajnë se ne takim është diskutuar per çështje dypalëshe per intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe per zhvillimet ne rajon. Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk është futur ne axhenden e punimeve te parlamentit, pasi qeveria nuk i ka 2/3 e votave te nevojshme dhe kundërshtimet per te vijnë edhe nga brenda partive te koalicionit qeverisës.

Share This Video


Download

  
Report form