PDK-LDK, pakt për demarkacionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni qeveritar ka arritur marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i parlamentit, Kadri Veseli, i cili falenderoi kryeministrin Ramush Haradinaj, LDK-në, Nismën dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacollin, për ketë arritje.



"Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, LDK-në, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv?.



Pakti vjen një ditë pas debateve në Kuvendin e Kosovës, ku pritej miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi.



Edhe pse ishte shprehur se do ta votonte projektligjin për kufirin, shefi I grupit parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti, theksoi se partia e tij nuk do ta kalonte nëse Haradinaj nuk do te hiqte dorë nga raporti i Shpetim Bulliqit.



Pas arritjes së marrëveshjes, Hoti, me anë të një postimi në facebook shkruan se LDK mirëpret gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj dhe koalicionit qeverisës që pranuan propozimin e LDK-së.



Tashmë sfida më e madhe e qeverisë Haradinaj, është të arrijë 80 votat e nevojshme. Edhe pse pas kompromisit me LKD, shumica nuk shkon më shume se 68 vota.

Përcaktuese mbeten votat e Listës Serbe ose edhe ato te Vetëvendosjes.

Share This Video


Download

  
Report form