Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nuk e ka pranuar propozimin e LSI për mospërfshirjen e gazit për makinat në produktet e akcizës, por ka vendosur ta ulë këtë taksë nga 13% në 8%.
Akciza e gazit të lëngshëm u kthye në objekt debati në Komision, në çastin kur edhe PD u pozicionua kundër saj. Kreu i Komisionit Erion Braçe tha se vendimi për ta përfshirë gazin për automjete në akcizë bëhet për të disiplinuar tregun.