Report TV - Jetonte i vetëm, ndez zjarr për t'u ngrohur, vdes nga asfiksia 94-vjeçari

Report TV 2016-12-18

Views 0

Tiranë- Një i moshuar humbi jetën nga asfiksia si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij në rrugën 'Niko Avrami' mëngjesin e sotëm.

94-vjeçari Izaet Zhuti kishte ndezur një zjarr me kartona për t'u ngrohur, por dhoma është përfshirë nga flakët dhe i moshuari nuk ka mundur që të dalë duke humbur jetën nga asfiksia e tymit.

I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij private, pasi nuk kishte fëmijë, ndërsa ishte i sëmurë me sklerozë.

Izaet Zhutin mësohet se e ndihmonte një pastruese gjatë ditës, pasi kishte vështirësi për të lëvizur.

Share This Video


Download

  
Report form