Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur ?Zhym?, në Lushnje, ku Vasil Haka 24-vjeç banues në fshatin Halilaj, duke drejtuar automjetin tip "Fiat punto" ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë.
Mësohet se mjeti ka thyer dhe pemët aty pranë e më pas ka përrfunduar në kanal. Kjo rrugë shpesh herë është bërë shkak për aksidente. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe është aksidentuar pasagjeri që ndodhej në mjet, Ledjon Pirra 28-vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën ecte 24 vjeçari, si dhe lagështia në rrugë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje që i mori jetën të riut.