Report TV - Veliaj: Park sportiv edhe për të rinjtë, ‘dhurata’ e Bashkisë

Report TV 2016-12-18

Views 9

Pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre. Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive në qendër të së cilave do të jenë llojet e ndryshme të sportit ku përveç atyre tradicionaleve do krijohet mundësia për të praktikuar edhe sporte të tjera siç është regbi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investim është i rëndësishëm , i cili i jep edhe më shumë jetë parkut, por krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat. Ai tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda pak ditëve dhe do të jetë një dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën të gjithë të rinjve të qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form