Fëmijët e Tiranës kanë një kënd të ri lojërash përballë Presidencës, ku mund të argëtohen në kohën e lirë. Në përurimin e këtij këndi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë është puna për fëmijët, duke krijuar më shumë hapësira për ta. ?Më vjen mirë që e fillojmë muajin gusht dhe vitin e dytë të mandatit tonë me një punë fantastike për fëmijët. Falenderoj të gjithë kolegët e Bashkisë, të gjitha ndërmarrjet tona, që kanë punuar gjatë muajve të verës, për t?u siguruar që ky kënd lodrash përballë Presidencës kthehet në një tjetër kënd për fëmijë, i treti në fakt që pas atij tek liqeni dhe rruga Mine Peza?, deklaroi Veliaj.
Këndi i lodrave në Njësinë Administrative nr. 5, në zonën e njohur si Libri Universitar, u rikonstruktua plotësisht nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo hapësirë është shtuar në sipërfaqe, duke i bërë ato të disponueshme për publikun, të cilat deri dje ishin zona të izoluara. ?Kemi hapur të gjithë parkun përballë godinave qeveritare, përballë zyrave të Kuvendit, duke fituar disa qindra metra katrorë hapësirë. Më parë kjo zonë ishte e mbyllur, e izoluar për qytetarët, kurse sot i është kthyer publikut?, shtoi Veliaj. Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore të heqin barrierat rrethuese, në mënyrë që ato të jenë në funksion të qytetarëve. ?U bëj thirrje institucioneve publike që të heqin gardhet, muret, si shembull që edhe qytetarët të heqin shumë nga barrierat që na pengojnë jetën në komunitet, me hekurishte, saldime, mure e kangjella?, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Plani i Bashkisë së Tiranës është ndërtimi i 12 këndeve lodrash brenda këtij viti. ?Ky kënd lodrash është i treti, por jo i fundit. Do të kemi edhe 9 të tjerë, për t?u siguruar që çdo lagje e Tiranës të ketë një kënd lodrash. Vazhdojmë me këndin e lojërave te Katrori në zonën e Alliasit, jemi shumë afër përfundimit të atij te Materniteti i Ri dhe javën e kaluar filluam edhe atë në Laprakë?, tha Veliaj. Sipas tij, për Bashkinë e Tiranës është shumë e rëndësishme që viti i dytë i mandatit të karakterizohet jo vetëm nga ndërhyrjet në infrastrukturë, por edhe ndërhyrjet në kulturë.