Stop - Reagim i forte i shoqatave te gazetareve ndaj prokurores Ida Ahmetlli! (15 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2016-12-18

Views 21

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pas skandalit te paprecedente te prokurores se Tiranes Ida Ahmetlli, qe ka vene nen akuze per korrupsion aktiv gazetarin e ?Stop?, qe denoncoi nje rast korrupsion, kane reaguar ne bllok shoqatat e gazetareve.Armand Shkullaku i shoqates se gazetareve profesioniste, Ylli Rakipi i Lidhjes se gazetareve te Shqiperise dhe Aleksander Cipa i Unionit te Gazetareve, kane denuar aktin e prokurores Ahmetlli, duke e quajtur nje skandal te perfaqesueses se akuzes.Shoqatat kane hartuar edhe nje deklarate te perbashket dhe ua kane shperndare mediave ne vend dhe ambasadave kryesore te akredituara ne Tirane, SHBA, BE, OSBE e KiE.

Pas skandalit të paprecedentë të prokurores së Tiranës, Ida Ahmetlli, që ka vënë nën akuzë për korrupsion aktiv gazetarin e ?STOP?, që denoncoi një rast korrupsioni, kanë reaguar në bllok shoqatat e gazetarëve.

Armand Shkullaku i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, Ylli Rakipi i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë dhe Aleksandër Çipa i Unionit të Gazetarëve, kanë dënuar aktin e prokurores Ahmetlli, duke e quajtur një skandal të përfaqësueses së akuzës.

Reagimi i Armand Shkullakut:
?Mendoj që ky është një rast i paprecedentë, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend. Akte të tilla, pra kur gazetarët rrezikojnë edhe veten e tyre duke patur si synim, si objektiv, për të denoncuar korrupsionin, për të denoncuar krimin, mendoj që në një vend normal, gazetarë të tillë duhet të vlerësohen. Detyra jonë është që të ngremë zërin dhe të dënojmë akte të tilla. Të ngresh padi ndaj gazetarit, ndërkohë që ka denoncuar korrupsionin, në rastin më të keq është një solidaritet i sëmurë, i degraduar i prokurorëve me njëri ? tjetrin. Kurse në rastin më të keq, mendoj që është solidaritet korruptiv sepse në këtë rast kemi marrjen në mbrojtje indirekt të fenomenit të korrupsionit në drejtësi dhe goditjen të atij që e denoncon. Duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shtetërore, të ketë një reagim edhe më të madh sesa komuniteti i gazetarëve ndaj Prokurorisë, që ka nisur një procedim të tillë.?

Ylli Rakipi për këtë rast shprehet se:
?Ne në Shqipëri jemi mësuar me çudira të kësaj natyre. Ky është një akt i paprecedentë. Kemi të bëjmë me rastin flagrant ku institucioni i ligjit, pra prokuroria duhet të dënojë, duhet të merret me autorët e vërtetë të këtij lloj krimi. Ky është një veprim i turpshëm, ku prokurores duhet t?i vijë rëndë nga kjo gjë. Organi i akuzës duhet të ndalet te kjo prokurore dhe ta shikojnë sa e turpshme është kjo ndërhyrje.?

Reagimi i Aleksandër Çipës:
?Këtu kemi të bëjmë me një absurditet të një rasti deontologjik profesional, në rastin konkret reagimit të prokurorisë duke përfshirë si të pandehur gazetarin. Puna e gazetarit i shërben investigimit të fenomenit të korrupsionit dhe abuzimit me asetet publike dhe nuk ka të bëjë me një përvetësim individual, apo aq më tepër korrupsion aktiv apo pasiv...

Share This Video


Download

  
Report form