Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përfshirë nga polemika të ashpra lidhur me akuzat në adresë të deputetit të Qarkut të Vlorës, Shkëlqim Selami dhe koncesionin për laboratorët spitalorë.
Kreu i Departamentit për Sigurinë në PD, Enkeljed Alibeaj u shpreh se deputeti i LSI-së është i kriminalizuar. Sipas tij, Rama nuk e do dekriminalizimin sa kohë mban ende në parlament deputetin Shkëlqim Selamin, i cili sipas tiij ka fshehur të dhëna dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore.