Report TV - Aleati i Bashës, Dashamir Shehi skeptik për bashkëpunimin PD-LSI

Report TV 2018-05-10

Views 1

Aleatët e Lulzim Bashës e shohim me skepticizëm bashkëpunimin PD-LSI. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se kjo aleancë e nisur si një bashkëpunim kundër Edi Ramës, duhet të jetë e përkohshme - pasi sipas tij, LSI asnjë përputhshmëri me objektivat dhe interesat e PD për përfaqësimin e të djathtës.

"Kemi dhënë gjykimin tonë, që aleanca është me ne, ne që hymë në zgjedhje si opozitar. Janë të mirëpritur në këtë aleancë të re kundër Ramës edhe LSI-së. Madje jo vetëm LSI, por edhe të tjerë. Mirëpo strategjia e bllokut opozitar kalon përtej një aleance të përkohshme. PD ka një mision që është historik, rivendosja e shtetit shqiptar, lufta kundër korrupsionit, rikthimi i të djathtës në pushtet, këto janë tezat afatgjata. LSI nuk përputhet me tezat e të djathtës dhe të PD-së. Mund ta ndihmojë, por kjo është afatgjatë për PD-në. Është në dorë të PD që ta gjykojë pozicionin e vet.
Unë gjykoj, por edhe kolegë të tjerë, se PD dhe LSI janë dy bashkësi që priten, ka edhe një delta-zonë, dhe kjo është interesi për të rrëzuar Edi Ramën. Vetëm kjo është. PD nuk ka thjesht detyrë të zëvendësojë apo alternojë pushtetin, që të ikë Rama dhe të vijë Basha, s'është kjo detyra e PD, është shumë më e madhe. Ne e gjykojmë si një forcë e cila mund të kontribuojë për rrëzimin e Ramës, por jo për objektiva të tjera. Ndarja e pushtetit është e dorës së dytë, por PD ka një mision historik të qendrës së djathtë, ndërsa LSI nuk ka ndonjë rol këtu", u shpreh Shehi.

Share This Video


Download

  
Report form