Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Kërkoj drejtësi dhe kërkoj burgim të përjetshëm për autorët e krimit të vrasjes së tim biri?, ka deklaruar sot në një intervistë për median italiane Tgcom 24, nëna e Ismaelle Lulli, i vrarë më 19 korrik të 2015 nga dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta.
Pak ditë nga nisja e procesit gjyqësor ndaj tyre, Deborah, nëna e viktimës, flet për herë të parë në një intervistë televizive, pikërisht në vendin ku ka ndodhur krimi i vrasjes së djalit të saj, përballë kryqit ku e kanë lidhur, torturuar dhe goditur disa herë me thikë. Një vrasje makabre e motivuar nga xhelozia për një femër.
Në proces gjyqësor si autor i ngjarjes është Igli Meta dhe bashkëpunëtor, Marjo Mema. ?Në këtë vend- u shpreh nëna e Ismaelles- djali im u vu në kurth nga ata që i konsideronte miq, të cilët kryen ndaj tij gjëra të tmerrshme, të pa imagjinueshme. Pres ditën e nisjes së procesit për të kuptuar vërtet se kush ka qenë arsyeja e vrasjes së djalit tim. Kam besim tek drejtësia, e kush ka kryer këtë krim duhet të ndëshkohet.?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/djalin-tim-e-vrane-ata-qe-i-quante-miq-te-denohen-me-burg-perjete/