Report TV - Skandali, Prokuroria nuk e çoi në gjykatë Balilin, ja vendimi

Report TV 2017-02-21

Views 4

Edhe pse u arrestua në vitin 2006 për trafik droge, prokuroria nuk e dërgoi Kelmend Balilin në gjykatë me të arrestuarit e tjera. Report TV siguron vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, ku dënohet anëtarët e grupit me të cilët u arrestua edhe Balili.

Por, çuditërisht, në grupin e të akuzuarve për prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup të strukturuar kriminal, nuk figuron Kelmend balili, aktualisht drejtor i transportit Sarandë. Të kontaktuar nga Report Tv përfaqësues të akuzës nuk dhanë asnjë përgjigje se përse u la i lirë Balili dhe nuk u dërgua në gjyq si pjesëtarët e tjerë të grupit.

Sikurse shihet edhe në vendim, akuzat që rëndojnë mbi grupin e Kelmend Balilit janë: Prodhim dhe shitje narkotikes dhe grupi i Strukturuar Kriminal.
Grupi i Balilit u dënua me 26 vite burg nga trupi gjykaues, me kryetare Marsela Balilin. Gentian Papa u dënua me 8 vite burg, Pelivaj Mehmetaj me 10 vjet, Ylli Kapo me 8 vjet heqje lirie , ndërsa Ermal Nika u shpall i pafajshëm. Ky vendim u la në fuqi më vonë edhe nga Apeli i krimeve të Rënda.

Gjatë 10 viteve nga arrestimi i parë nga policia dhe lirimi i tij, Balili ka qëndruar i qetë në Sarandë, duke u marrë me biznes njëherësh dhe trafikuar drogë në Greqi dhe shumë vende të tjera të europës.Gjatë kësaj kohe ai ka ngritur një sërë biznesesh si ?Monata-K?, restorant në Ksamil,resortin "Santa Quaranta" në Sarandë.


Report TV ju sjell historikun e gjyqit nisur ne shkurt 2007 përfunduar në 2008.

Share This Video


Download

  
Report form