Alban Vogli mohon dhunën ndaj gazetarit sportiv - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-21

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse paraqiti një alibi për ngjarjen e 9 majit, kur u dhunua gazetari sportiv Eduart Ilnica, Gjykata e Tiranës e la në burg presidentin e Kastriotit, Alban Vogli. Vogli akuzohet se ka dhunuar gazetarin Ilnica, pas ndeshjes Korabi - Kastrioti. Për prokurorin e çështjes Saimir Hysi, është e provuar nga vetë i dhunuar Ilnica se, ai u rrah dhe u keqtrajtua nga Presidenti Vogli së bashku ne 4 persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. Por vetë i pandehuri, kundërshtoi pretendimin e akuzës duke thënë se, mbrëmjen e incidentit kishte qenë në Krujë dhe se, ai u dorëzua vetë në komisariatin nr.2 dhe nuk u arrestua në flagrancë siç pretendon policia dhe Prokuroria. Edhe më herë Presidenti i Kastriotit ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen, duke pretenduar se ai nuk kishte gisht në atë histori. Pavarësisht pretendimeve të vetë të akuzuarit, gjyqtarja Anila Capo, la në fuqi kërkesën e prokurorit për mbajtur në burg Voglin deri në përfundim të çështjes. Akuza ndaj Voglit janë dy, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje e kryer ne bashkëpunim.

Share This Video


Download

  
Report form