Report TV - "Drejtësia" Majko: U kalua pjesa teknike të kapitullit për gjykatën

Report TV 2017-02-21

Views 0

Deputet e komisionit të Reformës në Drejtësi kaluan pjesën më të madhe të kapitullit për gjykatën kushtetuese, por pa mundur ta votojnë atë. Për të mos krijuar ngërç dhe bllokuan punën, palët ranë dakord që të votojnë vetëm nenet e karakterit 5teknik pa hyrë fare në diskutimin politik siç është ai I mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të këtyre gjykatave.

"Sot kaloi kapitulli i dytë për Gjykatën Kushtetuese, nesër do diskutojmë për kapitullin e gjykatave. Do kalojë dhe paketa e ligjeve që do i përgjigjen kësaj reforme. Diskutimet sot u bënë nen për nen për draftin përfundimtar. Diskutimi sot ka qenë më i qetë, tashmë gjërat janë teknike. Paketa ndryshimeve kushtetuese do të kalojë njëherësh me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është kyç për negociatat. Jemi në një presion të kohës? ka thënë Pandeli Majko.

Pjesët politike do të shqyrtohen në fund të punës ndërsa të shtunën, deputetet do të ndryshojnë nenin 25 që perjashton nga jetimi ministrat e para 3 viteve.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese e përgatitur nga EURALIUS dhe OPDATE nuk do të kalojë e vetme. Njëkohësisht me të do të kalojnë dhe 8 ligjet e para për funksionimin e institucioneve të reja që krijohen

Share This Video


Download

  
Report form