Grabitja, Policia: TIA përgjegjëse për sigurinë në aeroport, u grabitën më pak se 1 mln euro

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës dha deklaratë zyrtare në lidhje me vjedhjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rinas.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj teksa sqaroi me detaje ngjarjen, deklaroi se autorët të maskuar me paruke dhe maska kanë arritur të grabisin një shumë valute më pak se 1 milion euro, duke mos e saktësuar shifrën e saktë.
Ai deklaroi se autorët ishin të pajisur me armë automatike, por nuk kanë qëlluar. Gjithashtu, drejtori i policisë deklaroi se njoftimi në polici është bërë 5 minuta pasi autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hodaj: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30 qershor në aeroportin ?Nënë Tereza? në Rinas bëj me dije se:Në orën 14:16 sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha foskoroshente kapërcen portën e ndodhur në skajin veriperëndimor të pistës e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionin. Ky person ka prerë drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e pistës futet një automjet tip ?Mercedez Benz? me ngjyrë vishnje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-spektakolare-ne-rinas-policia-e-tiranes-u-grabiten-me-pak-se-1-mln-euro/

Share This Video


Download

  
Report form