Dokumenti ekskluziv/Sipas marrëveshjes në fuqi midis Policisë së Shtetit dhe kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportion ?Nënë Tereza? Tirana International Airport, kjo e fundit është përgjegjëse për sigurinë në ambientet e aeroportit si dhe për kontrollin e hyrjeve në të. Kjo vërtetohet nga marrëveshja e vitit 2012, që është ende në fuqi dhe që ?Shqiptarja.com? e ka siguruar ekskluzivisht. ?Kontrollin e hyrjes në Terminalin e Aeroportit? si dhe ?Ruajtja dhe patrullimi Brenda ambienteve të Aeroportit?, janë dy pika që marrëveshja i ka lënë në mënyrë të qartë nën përgjegjësi të TIA.