Report TV - Inaugurohet HEC-i i Banjës, Rama: Rritet me 17% prodhimi i energjisë

Report TV 2017-02-22

Views 1

Pas tre vitesh punime intensive, HEC-i i Banjës në Gramsh, i ndërtuar mbi lumin Devoll, ka nisur prodhimin e energjisë elektrike. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre të re energjetike në vendin tonë mori pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, përfaqësues të kompanisë norvegjeze Statkraft, drejtues lokalë si dhe ambasadori i Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë.

Kryeministri Rama e cilësoi HEC-in e Banjës me rëndësi strategjike për rritjen e prodhimit të energjisë në vend. Sipas tij ky HEC bën që kapaciteti prodhues i energjisë elektrike të rritet me 17%.

"Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm tërësor pa zhvillim të qëndrueshëm energjetik. HEC-i i Banjës është vepra e parë e përfunduar në projektin e kaskadës së Devollit, u punësuan 2000 punonjës dhe kapaciteti i rezervuarit të këtij hidrocentrali ka një volum total prej 400 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe prej 14 km2. Dhe m.q.s jemi një vend i lidhur me futbollit, sipërfaqja e barabartë me 2000 fusha futbolli. Në përfundim projekti do të ketë një kapacitet që rrit me 17% kapacitetin prodhues të vendit", u shpreh Rama.

Share This Video


Download

  
Report form