Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve ka lënë në burg katër të arrestuarit e dyshuar si pjesë e një grupi që rekrutonin luftëtare për në Siri. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa jashtë gjykatës familjarët e katër të dyshuarve janë shprehur se arrestimi i tyre është bërë vetëm për shkak të bindjeve fetare
Tirane- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për katër besimtarët myslimanë të arrestuar të premten për veprime me qëllime terroriste dhe "nxitjes e urrejtjes fetare".
Mjeku Bekim Protopapa, doli i pari para gjykatës duke u lënë në burg pa afat. Pas tij e njejta mase iu dha dhe berberit Ergys Faslia si dhe Medat Hasanit dhe Xhezair Fishtit.
Séance u bë me dyer të mbyllura ndërsa jashtë ambienteve te gjykatës familjarët e të pandehurve u shprehën se arrestimi i tyre është bërë vetem për shkak të bindjeve fetare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kater-te-arrestuarit-per-terrorizem-dalin-para-gjykates/