Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda në një seancë maratonë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39 personat e akuzuar për trafikimin e klandestinëve në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Masat janë vlerësuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj ndërsa prokurori I çështjes Eugen Beci ka kërkuar mësën arrest me burg për të 39 të akuzuarit.
Për këtë çështje, në total u lëshuan 51 urdher arreste nga të cilat u ekzekutuan 39 ndërsa 12 të dyshuar janë endë në kërkim policor.
Mes të ndaluarve janë edhe 4 policë, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar.
Mbrëmjen e djeshme është ndaluar edhe një tjetër polic, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin. Sipas policisë së shtetit, trafikantët perdornin tri Itineraret për emigrantët. Intenerari I parë ishte Shqipëri- Itali ? Francë- Meksikë, SHBA intenerari I dyte Shqipëri ? Mali i Zi-Serbi- Gjermani-Spanjë, dhe pas arritjes në Spanjë, për të shkuar në SHBA rruga e parë ishte përmes Meksikës, rruga e dytë nga Kosta Rika me destinacion Amerikën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lihen-ne-burg-39-te-arrestuarit-trafik-klandestinesh