Arben Çuko, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare deklaron se Këshilltari i Presidentit Nishani ka kryer një skandal dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pasi ka përdorur uniformën e ushtarakut aktiv edhe pse ka dalë në rezervë, kur në fakt për këtë shkelje është liruar tetorin e kaluar.
Deputeti i PS, thekson se Presidenti duhet ta ketë ngatërruar mbledhjen e këshillit të Sigurisë për kanabisin me festat e nëntorit dhe i ka lejuar këshilltarit të tij të përdorë uniformen me të cilën ai abuzon cdo ditë.