FIER - 10 ton pesticide janë bllokuar në katër farmaci bujqësore në qytetin e Fierit nga sektori Fito-Sanitar i Autoritetit Rajonal të Ushqimit. Bllokimi i kësaj sasie është bërë për faktin se malli i importuar nuk ishte i paisur me çertifikatën e origjinës dhe lejen e Ministrisë së Bujqësisë për tu tregtuar.
Në kuadër të këtij aksioni është bërë bllokimi i katër farmacive ku gjet produkti, si edhe janë gjobitur 10 farmaci të tjera bujqësore, në të cilat u konstatuan parregullsi në dokumentacion.
Drejtuesit rajonal të sektorit Fito Sanitar pranë AKU-së pohojnë se aksionet do të vijon edhe në ditët në vijim.