Ora News – Renta minerare, MEI: Ulet 3% taksa për mineralet që përpunohen në vend

Ora News Lajme 2017-02-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare ka vendosur që të ulë rentën minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend nga 6% në 3% si dhe të krijojë lehtësi fiskale për bitumet. Këto lehtësira synojnë të mbështesin këtë industri nga rreziku i uljes së çmimit të mineraleve në tregjet e huaja.
Prodhuesit vendas të mineraleve metalore gjatë 2017 do të paguajnë vetëm 3% të vlerës rentë minerare nga 6 % që është aktualisht. Eduard Gjokutaj këshillltar për pjesën ekonomiko-fiskale në ministrinë e energjisë argumenton se ky lehtësim është i nevojshëm në një kohë që ky sektor po përballet me vështirësi serioze për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Gjokutaj: Renta minerare ngelet për pjesën e eksportit dhe 3% do të ngelet për pjesën e përpunuesve brenda vendit dhe kjo gjithmonë u bë në një formë të tillë të përshkallëzuar prodhimin vendas i cili ka filluar të ndihet dhe të bëhet një faktor në tregun e minerareve të përpunuara. Edhe ajo kërkese që ishte me të drejtë nga biznesi përsa i përket pribitumeve janë ulur me mbi 10 herë në raport me cfarë u vendos në paketën fiskale të vitit të kaluar.
Por a do të ketë efekte për të ardhurat në buxhet ulja e rentës për mineralet. Gjokutaj argumenton se gjithçka do të përballet me miradministrim e këtij sektori ku viojn që të ketë informalitet të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/mei-ulet-3-taksa-per-mineralet-qe-perpunohen-ne-vend/

Share This Video


Download

  
Report form