“Tullumbacja e lumturisë” në shqip - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në një moment kur ligji për mbrojtjen e fëmijëve po ndryshon, në një moment kur shkollat ngrenë krye kundër bulizmit, një ?Tullumbace lumturie? për fëmijët është dhurata më e bukur. ?Tullumbacja e lumturisë? që u prezantua sot për publikun shqiptar është një libër me figura, një botim që do t?i ndihmojë fëmijët që të kërkojnë ndihmë dhe të mos ndihen fajtorë për ato që ndodhin në shtëpi mes prindërve. Libri i përkthyer nga gjermanishtja nga Nolian Lole, nuk u flet vetëm fëmijëve të mitur, por vlen edhe si një udhëzues për mësuesit e edukatorët. Libri është fryt i përvojës më të mirë gjermane dhe zvicerane në këtë fushë, pasi dhuna në familje dhe sidomos pasojat te fëmijët, janë një problem jo vetëm shqiptar.

Maja Loncarevic: Dhunë në familje, dhuna që një fëmijë sheh e përjeton, nuk është vetëm një problem shqiptar. është një problem që trondit të gjithë botën. një fëmijë i dhunuar, ka shumë mundësi që të kthehet në një kriminel në të ardhmen, ashtu sikurse një fëmijë i qetë mund të jetë një edukator i mirë në të ardhmen. ky libër i orienton fëmijët drejt një rruge të mirë për të ndjekur, e jo vetëm ata, por edhe ne të rriturit.

Përkthimi i librit u mbështet nga Ministria e Kulturës në kuadër të programit ?Edukimi përmes librit? dhe do të përdoret për të trajnuar punonjësit socialë, mësuesit dhe ata të qendrave komunitare.

Share This Video


Download

  
Report form