Report TV - Odisea 7-vjeçare e përdorueses së drogës,sot e pastër por me një apel...

Report TV 2017-02-23

Views 0

Aktualisht është 47 vjeç dhe gjen forcën për të treguar historinë e saj. Një histori që ka filluar kalvarin e vuajtjeve që në moshën 7-vjeçare kur familja e saj u internua dhe më pas prindërit dhe motrat e vëllezërit patën një rrugëtim të gjatë vuajtjesh. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vëllai i saj më i vogël, ishte përdorues droge. Nuk ishte adoleshente. As nuk u gënjye nga të panjohur. Ishte 32 vjeç dhe duke parë vëllanë e saj që arrinte të flinte dhe të mos mendonte për vuajtjet u shty për të provuar drogën.

?Vëllai atëherë ishte përdorues, u i thoja mos, e shaja vëllain faktikisht e ofendoja i thoja mos pi drogë, ça është kjo që pi ti, por po shajte ta jep zoti në kaptinë. E shikoja vëllain si pinte me cigare, bënte me shiringë, e zinte gjumi, nuk mendonte, thashë ua po ky ça bën kështu, ta provoj edhe unë njëherë thashë?, thotë ajo.

Share This Video


Download

  
Report form