Basha apel Ramës: Arresto kreun e trafikut të drogës, Saimir Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas arrestimit të Mojsi Habilaj që konsideroj kreu i bandës së drogës në Itali, lideri i opozitës Lulzim Basha kërkon arrestimin ish-Ministrin e Brendshëm Samir Tahiri. Sipas Bashës,

Moisi Habilajt është kushëriri i Tahirit dhe se është Rama që ka marrë në mbrojtje ish Ministrin e Brendshëm.


?Dje pas muajsh dhe vite pune policia italiane arrestoi Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës. Ai njihet si kushëriri i Saimir Tahirit, për katër vite ministri i Brendshëm i vendit, katër vite me radhë PD ka denoncuar mbi 1400 herë lidhjet e Tahirit me narkotrafikun mes bandës Habilaj, mbi kaq herë Rama e ka marrë në mbrojtje Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarrë hapat politikë dhe ligjorë edhe atëherë kur lidhja e Tahirit me Habilat u provua, si ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të antidrogës në Fier që denoncoi se banda e Habilajve përdorte automjetin personal të Tahirit.

Gjatë një konferencë për shtyp nga selia blu, Basha nuk ka kursyer akuzat kundrejt Tahirit, ndërsa ka pyetur publikisht Ramën se pse nuk urdhëron arrestimin e tij. Sipas Bashës, agjencitë e huaja ligjzbatuese i kanë vënë në dispozicion Ramës materiale që tregojnë për përfshirjen dhe Rolin e Tahirit në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Prej 24 orësh Rama hesht, i kam bërë pyetje çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet nën pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut. Partnerët strategjikë i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë lidhjen dhe rolin e Tahirit si ministër i Brendshëm në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Çfarë pret Edi Rama, ta arrestojë e ta ekstradojë në mos ta gjykojë këtu Tahirin si një nga kapitenët kryesorë të trafikut të drogës për 4 vitet e kaluara. Ka ardhur dita të arrestohet Saimir Tahiri, provat dhe faktet janë në tavolinën e Edi Ramës. Ai duhet t?ia dorëzojë Tahirin drejtësisë?, tha Basha.

Sipas Bashën shqiptarët kanë dy rrugë: të ulin kokën dhe të pranojnë realitetin malinj, ose të përdorim të drejtën për të mos u qeverisur as nga bandat as nga kryeministri i lidhur me ta. Në deklaratën e tij Basha ka shtuar ai, sot është koha që Tahiri të arrestohet dhe ndaj tij të nisë procedimi penal.

Share This Video


Download

  
Report form