Drejtori ekzekutiv i sekretariatit të Komitetit Europian të Energjisë, Janez Kopac e ka quajtur zgjidhje e duhur marrëveshjen e Shqipërisë për zgjidhjen me mirëkuptim të arbitrazhit me kompaninë çeke CEZ. Kopec ishte i pranishëm sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive prodhuese, ku tha se Shqipëria gjendej përpara domosdoshmërisë për të mos u përballur në arbitrazh, gjë që do të fuste në ngërç sektorin energjetik.