http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Falja e kamatëvonesave për 126 mije konsumatorë ka nisur të aplikohet këtë të hënë. Përfituesit do të jenë kryesisht ato familje që respektuan aktmarrëveshjet me kompaninë OSHEE, por edhe familjet në nevojë, ato me aftësi të kufizuar apo edhe pensionistët. Çdo kush që është pjesë e kësaj liste do të njoftohet në zyrat e kujdesit ndaj klientit, kur ata të shkojë të paguajë energjinë. Janë rreth 155 milion dollarë që shteti heq dorë nga buxheti dhe ja fal qytetarëve. Nga ana tjetër OSHEE i bën edhe një apel rreth 200 mijë familjeve që ende s?janë bërë pjesë e skemës së përfitimit, duke refuzuar të paguajnë energjinë. Në dy vitet e fundit kompania ka ndërmarrë një sërë nismash për të lehtësuar pagesat e energjisë nga konsumatorët, të cilët kanë qenë edhe përfitues të këtyre skemave, pasi u janë falur miliona lekë detyrime.