Ora News –Bashkia e Tiranës nis pyllëzimin e Liqenit të Farkës

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për pyllëzimin e territorit rreth liqenit të Farkës. Ditën e sotme janë mbjellë 450 pemët e para, ndërkohë do të punohet për pyllëzimin e gjithë hapësirës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t?i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.
Veliaj: Së pari, shtojmë gjelbërimin, i cili plotëson një investim të pedonales së Farkës. Pedonalja ka të njëjtat kushte në shërbim dhe pastërti, si te Liqeni i Tiranës, ndaj për banorët e Njësisë 1 dhe 2 vlen një ftesë që ata të shëtisin, së bashku me fëmijët, në Liqenin e Farkës, si një mundësi për të kaluar kohën e lirë apo për t?u marrë me sport e aktivitete të tjera. Kësisoj dyfishojmë hapësirat e argëtimit në kryeqytet, duke qenë se Tirana e sotme me 1 milion banorë ka një dyndje të jashtëzakonshme në Liqenin Artificial, edhe falë investimeve dhe punës që kemi bërë aty. Ndaj, ka lindur nevoja që t?i shtojmë hapësirat dhe besoj se Liqeni i Farkës, do të jetë hapësira e dytë më e rëndësishme për sport, për shëtitje dhe ajër të pastër.
Ai theksoi se mbjellja e pemëve në këtë zonë i shërben objektivit madhor që Bashkia e Tiranës i ka vënë vetes për të krijuar atë që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si ?Pylli Orbital?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-nis-pyllezimin-e-liqenit-te-farkes-mbillen-450-pemet-e-para/

Share This Video


Download

  
Report form