Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çdo qytetar i apasionuar pas jetës së gjelbër ka mundësi të informohet në kohë reale për çdo aktivitet kulturor, sportiv apo argëtues që do organizohet në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në të gjitha hapësirat e tjera rekreative në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe me mbështetjen e UNDP-së, prezantoi sot aplikacionin më të ri ?Tirana ime outdoor? që u vjen në ndihmë frekuentuesve parkut për të marrë informacion të përditësuar rreth aktiviteteve të shumta kulturore, sportive, argëtuese, në kohë reale, që zhvillohen në kodrat e liqenit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin që tashmë dy vite pas krijimit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, por edhe investimeve të Bashkisë së Tiranës, Parku i Madh i Liqenit ka marrë një jete tjetër.
?Kemi bërë një ndarje të funksionit: në qoftë se aplikacioni Tirana Ime është mbledhës i halleve të qytetit, duam që Tirana Ime Outdoor të jete hormoni që injekton një tjetër lloj pasioni për gjërat e bukura të qytetit, jo më për hallet, për pusetat, për plehrat dhe për gjithë problemet që mund të kemi, por donim të kishim një aplikacion të qejfit. Në fakt problemi që po kemi sot në Tiranë është komplet i kundërt: sot ka më shumë gjëra që mund të bësh se sa ç?kemi kohë ose sesa mund të jemi njëkohësisht në disa vende, duke përfshirë edhe ditën e sotme ku kemi aktivitete. Aplikacioni ka një menu, sigurisht në shqip edhe në anglisht?, tha Veliaj.
Ai shtoi se sot Tirana i ngjan një qyteti europian dhe një meritë të madhe për menunë e pasur të aktiviteteve në natyrë që ofron e ka Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila siç tha Veliaj ka mundur të injektoje te njerëzit zhvillimin e pasionit për t?u bërë pjesë e sporteve dhe organizimeve të tjera kulturore në park.
?Ndoshta Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian, por Tirana është një qytet çdo ditë edhe më evropian, në mos 100 % evropian. Kam parë shumë qytete të tjera në Bashkimin Europian, nuk kanë ato që ndodhin në Tiranë dhe kjo ishte paimagjinueshme 2 vite më përpara. Ku ishin këta njerëz më përpara? Mesa duket njerëzit ishin gjithmonë aty, por duhet një katalizator dhe besoj se ashtu si me mënyrën fizike APR-ja ka qenë një katalizator që i ka lidhur këta njerëz bashkë dhe gjithë këta aktorë, besoj se tani kemi edhe një agregator virtual?, shtoi Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-aplikacion-per-aktivitetet-ne-parkun-e-liqenit/