http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i vetingut do te nise zbatimin javën e fundit te këtij viti. Gjykata Kushtetuese duhet te publikoje deri te martën e 27 dhjetorit vendimin e arsyetuar dhe sipas ligjit te ri te kushtetueses, ky është momenti kur vendimmarrja e gjyqtareve hyn ne fuqi. Një dite me pas, ne 28 dhjetor, nis zbatimi i ligjit për rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve dhe afati i pare është ai për plotësimin e formularëve. Janë 3 formularë qe te gjithë prokuroret dhe gjyqtaret duhet te plotësojnë; një per pasurinë, nje për lidhjet me krimin dhe nje për aftësitë profesionale. Vettingu është procesi qe do te përcaktoje se kush do te vazhdoje te qëndroje ne sistemin e drejtësisë e kush do te largohet. Ligji sanksionon qarte se do te shkarkohen nga detyra te gjithë ata magjistratë qe; kane deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme, qe rezultojnë se kane kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, qe rezultojnë me mangësi pas vlerësimit te aftësive profesionale. Ligji i krijon mundësi gjyqtareve dhe prokuroreve te japin dorëheqjen nëse nuk duan t?i nënshtrohen vettingut. I gjithë procesi i skanimit te prokuroreve dhe gjyqtareve ka një garanci pasi do te mbikëqyret nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit puna e te cilëve fillon ne momentin qe nis përzgjedhja e anëtareve te komisionit te posaçme te kualifikimit dhe kolegjit te apelimit. Te kontaktuar nga Vizion Plus delegacionit i Bashkimit Europian ne Tirane konfirmoi se ?Sapo te nise procesi i përzgjedhjes, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do te jete gati?. Vete delegacioni i BE ne reagimin e tij per vendimin e Gjykatës Kushtetuese e beri te qarte se Komisioni Europian do te jete ai qe do te udhëheqë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili pritet qe ne muajin shkurt te jete ne Tirane.