“Zbatimi i vetingut hap negociatat” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria gjermane këmbëngul në zbatimin e refromës në sistemin e drejtësisë shqiptare dhe vecanerisht te Vetingut si elementi kyç për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Fakt të cilin e ka përsëritur edhe ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, gjatë takimit me kreun e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.?Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore dhe ligji i Vettingut është sukses për vendet e BE-së. Unë jam mëse i bindur që shumë prej qytetarëve të vendit tuaj ndihen të lodhur dhe zhgënjyer nga BE. Por reformat që keni bërë këtë vit janë të qartë dhe tregojnë se jeni duke ecur në drejtimin e duhur. Të gjitha këto suksese që ka bërë Shqipërinë i shërbejnë se pari qytetarëve të vendit tuaj dhe nuk janë kryer për të kënaqur dikë në Bruksel apo Berlin. Unë shpresoj shumë që pikërisht zhvillimi dhe konsolidimi i demokracisë dhe fuqizimi i shtetit ligjor janë në interes të partive politike.?Për ministrin gjerman, reformat e ndërmarra nga Tirana zyrtare e çojnë Shqipërinë më afër BE-së dhe i shërbejmë progresit demokratik, social dhe ekonomik të vendit.?Ne të gjithë jemi në dijeni të provave që i është dashur të përshkojë BE-ja kohët e fundit. Në të gjitha këto kriza dhe probleme që duhet të kapërcejmë, dëshiroj të theksoj se procesi i zgjerimit dhe afrimit të vendit tuaj dhe të Ballkanit është ndër temat kryesore të rendit të ditës në Bruksel. Ne sigurisht bashkëpunojmë me besim të plotë me kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Bushati dhe qeverinë shqiptare dhe i përgëzojmë për atë që është bërë, por mbetet ende shumë për të bërë. Unë uroj që bisedimet për anëtarësim të hapen sa më shpejt dhe në këtë rrugë mund të mbështeteni në bashkëpunimin dhe ndihmën e Gjermanisë.?Nga ana e tij ministri Bushati, ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të zbatimit të ligjit për kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve. Qeveria gjermane ka shprehur qëndrimin e saj në favor të përshpejtimit të udhës së integrimit europian të Shqipërisë. Kancelaria Merkel, e deklaroi në takimin e fundit që pati me kryeministrin Rama në Berlin se tek zbatimi i ligjit të vetingut gjendet çelësi për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Share This Video


Download

  
Report form