Ora News –Tragjedi në Tepelenë, digjen në banesë nëna dhe foshnja 8 muajshe

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëna dhe foshnja vetëm 8 muajsh kanë humbur jetën, pasi flakët e zjarrit përfshinë banesën në katin e parë të një pallati në Tepelenë.
Burime të policisë bënë të ditur se 32 vjeçarja sapo është ngritur nga gjumi me të voglin e saj, ka ndezur llampën më pas banesa është përfshirë nga flakët. Dyshohet se në dhomën që ngrohej me sobë me gaz ka patur rrjedhje gazi dhe elektriciteti ka shkaktuar flakë dhe shpërthim të bombulës.
Ngjarja tragjike u shënua pasditen e së martës në lagjen ?15 shtatori? në Tepelenë. Edhe pse shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ka qënë e pamundur të shpëtohej jeta e nënës dhe foshnjes së saj.
Ndërkaq mësohet se bashkëshorti dhe djali i madh i moshës 5 vjeç kishin dalë për të ndjekur një koncert që bashkia organizonte për festat e fundvitit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë bashkia e anuloi aktivitetin.
Ndërkaq një natë më parë një 30 vjeçar humbi jetën si pasojë e djegies së banesës së tij në fshatin Bishnicë të Pogradecit.
Bashkëshortja e tij Eriola Elezi rrëfen se zjarrfikësja nuk mbërriti në kohë.
?Në momentin që ra zjarri un kam qenë në dush duke u larë ndërsa vajza e vogël dy vjeçe ka qenë në kuzhinë në gjumë. Bashkëshorti ishte në dhomën ku edhe zjarri ishte më i fuqishëm. Fillimisht ka qenë mamaja ajo që ka thyer dritaren për ta ndihmuar dhe më pas kanë ardhur bashkëfshatarët e tjerë. Jemi munduar ta shuajmë zjarrin me kova me ujë dhe ka qenë e pamundur. Zjarrfikësja nuk ka ardhur. Nëse do të vinte mund të kishte shpëtuar burri?
Nëna e viktimës Bajrame Elezika pësuar djegie të shumta dhe ndodhet në pavionin e djegie plastikës në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tragjedi-ne-tepelene-nena-dhe-foshnja-6-muajshe-digjen-brenda-ne-banese/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS