TIRANE-Kryeministri Rama ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita dhe ka objektiv hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.
Rama iu përgjigj dje pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho dhe sot në orën 10:00 mori pjesë në seancën pyetje-përgjigje.
Kreu i qeverisë po përgjigjet mbi zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje duke shmangur arbitrazhin.