Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ulja e temperaturave dhe vijimi i reshjeve të borës kanë shkaktuar probleme në njësitë administrative të Kukësit. Në fshatrat e njësive Arrën, Kalis, Grykëçajë, Ujmisht, Topojan, Shishtavec e Zapod, raportohen edhe probleme me energjinë elektrike, ndërkohë që në rrugën e Kombit këshillohet qarkullimi me zinxhirë për shkak të prezencës së borës.
Rajoni i Kukësit është përfshirë në 24 orët e fundit, nga reshje të lehta bore të shoqëruara me erëra të forta , ulje temperaturash e ngrica. Për pasojë janë krijuar probleme, me qarkullimin rrugor në njësitë administrative Arrën, Kalis, Grykëçajë, Ujmisht, Topojan, Shishtavec e Zapod ku lëvizja kryhet me vështirësi, ndërsa ka edhe ndërpreje të shpeshta të energjisë elektrike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngrica-ne-kukes-probleme-me-rruget-e-njesive-administrative/