Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë tarifën e re të lëvizjes në Rrugën e Kombit për kuksianët, në pikën e pagesës po punohet për ngritjen e sistemit të ri, pas djegies në protestën e 31 marsit. Aktualisht punohet për rrjetin elektrik e elektronik, ndërsa vendosja e kabinave duket se do të kërkojë edhe pak kohë. Por raportimet se qeveria është drejt përmbylljes së negociatave me koncensionarin, banorët, të zgjedhurit lokalë dhe grupet e interesit në Kukës kanë rikonfirmuar qëndrimin se janë kundër çdo pagesë, ndaj i bëjnë thirrje qeverisë që të mos i provokojë sërish.
Në Rrugën e Kombit po punohet për rivendosjen e terminaleve të pagesës.
Punëtorë e inxhinierë janë përqëndruar në riparimin e lidhjeve elektrike dhe elektronike, të dëmtuara plotësisht gjatë protestës së 31 marsit.
Pikat e pagesës po shtohen, ndërsa për rivendosjen e kabinave duket do të duhet edhe disa kohë, siç thonë jashtë kamerave punonjës pranë terminalit.
Datën nuk e konfirmon asnjë prej palëve, por ajo që është bërë e qartë është se aty do të rikthehet trau i pagesës.
Vlera e tarifës për lëvizje ende nuk dihet. Ajo pritet të prezantohet nga kryeministri Edi Rama, i cili premtoi ulje për baorët e Kukësit, por këta të fundit nuk kanë ndyshuar mendim. Ata janë kundër pagesës.
"Ne na takon falas direkt".
"Edhe e lehtë në qoftë, niveli jonë ekonomik nuk e përballon dot".
Në Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Kukësit thonë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi tarifën e re apo datën kur do të nisi aplikimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-pritje-te-tarifes-pd-kukes-rama-mos-provokoje-dy-here-rrugen-e-kombit