IRANË- Pas tetë orë diskutimesh, Këshilli Bashkiak miratoi me votat e shumicës Planin e Përgjithshëm Vendor, ndërsa PD ka votuar kundër.
Ky plan pritet të jetë dhe kushtetuta e Tiranës së 15 viteve të ardhshme.
Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon në total 13 Projekte strategjike që përbëjnë dhe komponentin strukturor të Planit.
Gjatë prezantimit, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se parashikohet një Tiranë policentrike e cila synon të zgjidhë pikërisht problematikat e hasura në gjithë këto vite.
?Duke investuar në ndërtimin e poleve të tjera urbane ? qyteteve brenda qytetit ? jo vetëm që stimulohet një zhvillim më i njëtrajtshëm ekonomik e social i të gjithë hapësirës urbane të Tiranës, por përfiton edhe vetë qendra ekzistuese e qytetit për të cilën këto pole alternative do të shërbejnë si valvula përmes të cilave mund të shkarkohet presioni tanimë i papërballueshëm që ushtrohet në situatën aktuale?, tha ai.