http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kaluar dy nga projektet me te rëndësishme te vitit, planin e përgjithshëm vendor dhe buxhetin e 2017. Pas nje mbledhje maratone, gati 14 ore debate dhe diskutim, Këshilli miratoi pa kartonët e opozitës fillimisht planin rregullues te kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se Tirana e 30 viteve te ardhshme do te jete me një popullsi jo me shume se 1.6 milion banore, me e zhvilluar, me infrastrukture me standarde dhe me me shume hapësira te gjelbra. Pas rezervave te LSI qe pati ne fillim per planin rregullues, pas degjesave disa oreshe dhe pyetjeve ndaj eksperteve, këshilltaret e kësaj a force bashkuan votat pro planit te ri rregullues. 13 projekte strategjike përmban plani rregullues, ku me kryesoret janë krijimi i Tiranës me shume qendra, ndërtimi i unazës se 2 dhe te katërt, zhvillimi i zonës përgjatë bulevardit te ri, krijimi i pyllit orbital dhe nxitja e agroturizimit. Debate dhe kundërshti te forta nga opozita pati edhe për projektbuxhetin e 2017. Kryetari Erion Veliaj deklaroi se me rritjen e buxhetit Tirana do te ketë me shume investime ne 2017. Ketë vit Tirana kishte nje buxhet prej 12.4 miliard lekësh, ndërsa ne 2017 ai është 15. 3 miliard leke.